top of page
Search

TË MENDUARIT NË MËNYRË TË CAKTUAR

  • Writer: Elton morina
    Elton morina
  • Feb 23, 2021
  • 2 min read

çfarë ti dëshiron dhe t‟a harroni Atë gjatë pjesës tjetër të javës.

Ju nuk mund t‟i lëni përshtypje Atij, të shkoni në një dhomë të

veçantë dhe te luteni dhe pastaj çështjen ta largoni nga mendja

juaj deri në orën tjetër të lutjes. Lutjet janë të mira dhe kanë

efektet e tyre sidomos mbi veten tuaj, në sqarimin e vizionit

dhe forcimin e besimit. Por nuk është kërkesa gojore ajo që të

sjellë atë që ti do. Që të bëheni të pasur, juve nuk ju nevojitet

një “orë e ëmbël” lutjesh. Ju keni nevojë “të luteni pa pushim”.

Dhe me lutje unë dua të them, të mbani në mënyrë të

qëndrueshme vizonin tuaj, me qëllim që të shkaktojë krijimin e

saj në një formë të ngurtë dhe besimin se ju e bëni ashtu.

“Besoni se po, do të merrni gjithçka që ju doni”.

Gjithë çështja kthehet në marrje, pasi ju e keni formuar

qartë vizionin tuaj. Kur ju e keni formuar atë, është mirë të

bëhet një deklaratë orale, në adresë të Supremës në një lutje

plot respekt dhe nga ai moment, ju duhet në mendje të pranoni

atë që kërkoni. Jeto në shtëpinë e re, vish rroba të mira, jepini

makinës, shko në udhëtime dhe me besim planifiko udhëtime

më të mëdha. Mendo dhe flit për gjërat që i ke kërkuar në

pronësi aktuale, prezente. Paramendoni një mjedis dhe një

gjendje financiare, saktësisht siç i doni ato dhe jeto gjatë gjithë

kohës në atë mjedis imagjinar dhe në atë gjendje financiare.

Mbaje mend se ju nuk do të bëni këtë si një ëndërrimtar

i thjeshtë dhe ndërtues kështjellash. Mbaj Besimin, se

imagjinata është realizuar dhe Qëllimin për t‟a realizuar atë.

Mbaj mend se është besimi dhe qëllimi me përdorimin e

imagjinatës e cila e bën dallimin mes shkencëtarit dhe

ëndërrimtarit. Dhe kur e ke mësuar këtë

fakt, ju duhet t‟a

mësoni përdorimin e duhur të vullnetit.

 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page