Liro veten që të ndihesh mirë kur liria jotë të dalë në sipërfaqe!!!
- Elton morina

- Feb 28, 2021
- 2 min read
Por unë nuk e di se çfarë i bëra vetes!
Shumë shumë mirë e di por nuk e pranon dot.
Kthehu, vështro veprat tua, dhe do gjesh se ku ti
hidhërove shpirtin tënd, ku ti i theve atë që ti je, ku ti
mendove se kënaqësia e kësaj bote është mashtrimi,
gënjeshtra, dyftyrësia, tradhëtia, vjedhja, keqpërdorimi,
mosmirenjohja, keqdashja, xhelozia, hakmarja, lakmia,
zilija urrejtja.
Mos !! Moss !! nëse deri sot gënjeve botën, sot të lutem
mos gënje vetveten, se kur gënjen vetveten, ti shkatërron
vetveten, kur mendon se mashtron veten, ti mashtron
qenien që ti je, sepse ti e dije, se nuk duhet asnjëherë të
gënjeje vetveten, sepse në momentin që ti gënjen
vetveten, e ndërpret komunikimin me qenien që ti je, e ti e
di se je qenie e mirë, e dashur, nuk do të lëndosh askend,
e më pak veten tënde.
Ti e di se je i lire por ke robtuar lirinë tënde.
Tani kthehu pas dhe gjeje pikën ku ti humbe lirinë tënde,
dhe burgose në cilën periudhë të jetës u shkëpute nga
qenia natyrore që ti je. Ti linde i lirë, ti linde i çiltër ti linde i mirë, i madh, i
bukur, ti gëzove shumë njerëz kur erdhe në këtë botë, ti
ishe i gëzuar që ishe këtu, ti e dije se do të gjesh dashurinë
hynore nga nëna yte, dhe mbështetjen nga babai yt, ti e
dije se nëse je gjithmon i mirë, dhe gjithmon mendon
mirë, ti gëzon gjitha të mirat në këtë planet, ti shkon
kudo që ti do. Ti bën çka ti do, dhe ti arrin gjithçka dhe
çdo gjë!
Ti je i lirë a e kupton këtë fjalë?
A e ndjen këtë fjalë?
Lirinë !!!
Ç’të sjell ndërmend kjo fjalë,LIRI?
Ti linde i lirë, e pse të humbi liria?
Pse robërrove lirinë tënde?
Pse e mbylle lirinë tënde?
Pse e reziston lirinë tënde?
Pse nuk e lejon të shfaqet?
Pse fajson të tjerët për diçka që ti e posedon?
Pse mendon se dikush tjetër të vodhi lirinë?






Comments