top of page
Search

1. NË RRITJE TË JETË

  • Writer: Elton morina
    Elton morina
  • Mar 7, 2021
  • 2 min read

Ju duhet të shpëtoni nga mbeturinat e idesë së vjetër se

aty është një Zot i cili dëshiron që ju të jeni të varfër, ose

qëllimi i tij mund t‟ju shërbejë duke ju mbajtur juve në varfëri.

Substanca Inteligjente e cila është Gjithçka dhe në Gjithçka

dhe e cila jeton te të gjithë, jeton dhe te ju, është një substancë

me vetëdije që jeton. Duke qenë një substancë me vetëdije dhe

që jeton, duhet të ketë dëshire qenësore të çdo inteligjence

jetësore për rritjen e jetës. Çdo gjë e gjallë, duhet vazhdimisht

të kërkojë në zgjerimin e jetës, sepse jeta në aktin e thjeshtë të

jetesës, duhet të rrisë vetveten.

Një farë e hedhur mbi tokë, çel në veprim dhe në aktin e

jetesës prodhohen qindra fara. Jeta, duke u jetuar, shumëfishon

vetveten. Gjithmonë krijohen më shumë. Duhet të bëjë kështu

nëse vazhdon të jetë gjithkund. Inteligjenca është nën këtë

domosdoshmëri të vazhdueshme të rritjes. Çdo mendim që ne e

mendojmë, e bënë të nevojshme mendimin e një mendimi tjetër,

vetëdija vazhdimisht zgjerohet. Çdo fakt që ne mësojmë n‟a

udhëheqë neve të mësojmë një fakt tjetër. Dituria vazhdimisht

rritet. Çdo talent që ne kultivojmë, sjell në mendje dëshirën për

të kultivuar një talent tjetër. Ne jemi subjekt për të nxitur

jetën, kërkojmë shprehje të cilat gjithnjë na drejtojnë neve të

dimë më shumë, të bëjmë më shumë dhe të jemi më shumë. Me

qëllimin që ne të dimë më shumë, të bëjmë më shumë dhe të

jemi më shumë, ne duhet të kemi më shumë, ne duhet të kemi

gjëra për t‟i përdorur, për t‟i mësuar dhe për t‟i bërë vetëm

duke i përdorur ato.

Dëshira për pasuri është thjeshtë kapaciteti për kërkim

më të madh në përmbushje. Çdo dëshirë është përpjekje e një

mundësie të pashprehur për të ardhur në veprim. Ajo është një

fuqi që kërkon manifestim, gjë që shkakton dëshirën. 👇 Për të na mbeshtetur me projekte ju mund te kontriboni në PayPal me shumA Modeste. kliko ne foto per kontibute.






 
 
 

Comments


Post: Blog2_Post
bottom of page